Anis Mehmeti është në radarin e disa klubeve, pasi kontrata me Bristol Sitin i përfundon pas këtij sezoni.
Fillimisht ishte Ipsuiç që doli në skenë, ndërsa tashmë bëhet fjalë edhe për Ullvërhempton me Tuluz.
Ullvërhempton bën pjesë në Premier Ligë. Klubi anglez po bën mjaft keq pasi në përfundim të 22 javëve numëron vetëm 8 pikë. Mbijetesa do të ishte një mrekulli, pasi shfaqet 14 pikë larg.
Interesi nga Tuluz është mjaft interesant. Kjo pasi aty është Viktor Bezhani, që qëndron si drejtor sportiv.
Klubi francez do duhej të bënte një sforco financiare. Bristol Siti nuk do të hiqte dorë lehtë, edhe pse kontrata e Mehmetit përfundon pas pak muajsh.
Burimi: botasot.info


