Sot në cilësinë e drejtorit organizativ së bashku me drejtorin medicinal prof.d-r Dejan Dokiq në ISHP Klinika Universitare e Pulmologjisë dhe Alergologjisë- Shkup pranuam një numër të konsiderueshëm (dyshek dhe jastëk) që do të shfrytëzohen nga pacientët të cilët hospitalizohen në klinikën tonë.
Donacioni u dhurua nga kompania e mirënjohur Comodita Home dhe në shenjë respekti ndaj tyre ju dhuruam Mirënjohje në emër të klinikës tonë.
Në emrin tim personal si drejtor organizativ dhe në emrin e gjithë personelit të klinikes ju falënderojmë për mbështetjen tuaj.