Drejtori Rexhepi priti në takim delegacionin kosovar të kryesuar nga zëvendësministri Dobruna

1 minut lexim

Sot pata nderin e madh që në Byronë për Zhvillim Rajonal ta pres delegacionin e madh nga Republika e Kosovës në përbërje të zëvendës ministrit të Ministrisë për Zhvillim Rajonal z. Agon Dobruna, drejtori për Zhvillim Rajonal z. Ilber Çitaku, znj. Vjendita Avdiu Musliu – Udhëheqës i Sektorit për Koordinim të Zhvillimit Rajonal dhe z. Valbarda Buza, asistent i zëvendës ministrit për zhvillim rajonal. Politika për zhvillim të barabartë rajonal dhe sfidat aktuale me të cilën ballafaqohemi, shkëmbimi i përvojave dhe zgjerimi i bashkëpunimit mes dy shteteve ishin temat kryesore të bisedës së takimit të sotëm.

Story i mëparshëm

Musk ultimatum punonjësve të Twitter: Duhet të angazhoheni maksimalisht në të kundërtën do largoheni

Story i radhës

(VIDEO) Publikohen pamjet që tregojnë mbërritjen e terroristes në skenën e sulmit në Istanbul

Të fundit nga