Sot në ambientet e Agjencisë së Punësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut u realizua takim pune ndërmjet Drejtorit z.Bekim Murati dhe Ambasadorit të Bosnje e Hercegovinës në Maqedoninë e Veriut, Ekselencës së Tij, Dragan Jaqimoviq.
Drejtori Bekim Murati i ka paraqitur aktivitetet që realizohen nga ana e Agjencisë së Punësimit në drejtim të zvogëlimit të papunësisë, programet aktive, masat dhe shërbimet për punësim.
Ambasadori Jaqimoviq shprehu besimin se funksionimi i Agjencisë së Punësimit do të kontribuojë në përparimin e gjendjes së tregut të punës në shtet.