Drejtori i Shërbimeve Publike alaramoi se Prishtina mund të bëhet kryeqyteti më i papastër në rajon – për cka e ka fjalën?

September 15, 2024
min lexim

Bekim Brestovci, drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtnës, ka dalë me një sqarim për gjendjen me të cilën po përballet kryeqyteti për sa i përket mbeturimeve.

Ai ka thënë se të premten, shefi i asamblistëve të PDK-së, Leotrim Retkoceri, ka dalë me propozim për shfuqizimin e paragrafit 3 i Nenit 16 të Rregullores për menaxhimin e mbeturinave, sipas të cilit Brestovci thotë se i jep mundësinë komunës që që në rastet kurë ndermarrja Pastrimi nuk është në mundësi ta kryej shërbimin e kontraktuar – komuna mund ta kontraktojë ndonjë operator privat për  të ndihmuar ndërmarrjen Pastrimi. Ky paragraf është shfuqizuar

Ai ka alarmuar se nëse propozimi merr ligjshmëri nga Ministria e Admistrimit të Pushtetit Lokal atëherë Prishtnë sipas tij kthehet në “qytetin më të papastër në rajon”.

Më poshtë postimi i plotë i Brestovcit:

Ja se si dukej Prishtina, në kohën kurë Drejtorinë e shërbimeve publike e udhëheqëte, PDK.

Qytetarë të nderuar të Kryeqytetit.

Dje me datën:

13. Shtator 2024,me propozimin e Leotrim Retkoceri, shef i grupit të asambleistëve nga radhët e PDK, u shfuqizua Paragrafi 3 i Nenit 16 të Rregullores për menaxhimin e mbeturinave, paragraf ky i cili Komunës së Prishtinës i jepte mundësinë, që në rastet kurë ndermarrja Pastrimi nuk është në mundësi ta kryej shërbimin e kontraktuar, ta kontrakton ndonjë operator privat për ta ndihmuar ndermarrjen Pastrimi në kryerjen e sherbimit ndaj qytetarëve të Kryeqytetit.

Qytetarët e kryeqytetit e kan në mendje se në çfar gjendje të mjerueshme ishte kryeqyteti, deri në momentin kur për kryerjen e shërbimit për grumbullimin e mbeturinave u angazhua një operator privat, per grumbullimin e mbeturinave nga amvisëria e së fundmi edhe nje operator per grumbullimin e mbeturinave vëllimore dhe një për grumbullimin e atyre ndërtimore.

Tani, kurë Kryeqyteti po bëhej për cdo ditë e më i pastër e kurë Drejtoria e sherbimeve publike po e avansonte tutje strategjinë për një Prishtinë pa mbeturina dhe shumë të pastërt, Leotrim Retkoceri nga PDK, sjelle në kuvendin komunal propozimin per heqjen e nje paragrafi i cili nëse merr ligjshmërine nga Ministria e pushtetit lokal, pamundëson cdo permirësim të gjendjes në menaxhimin e mbeturinave dhe e kthen Prishtinën prap në kryeqytetin më të papastert në rajon.

Pse Leotrimin dhe PDK e penguan te arriturat e muajve të fundit dhe Prishtina e pastërt, këtë pyetje po e bëjë unë dhe duhet ta bëjë cdo qytetar i Kryeqytetit?

Sot Prishtinën e kemi shumë më të pastërt se sa qe e kishim deri në Shkurt të këti viti kurë PDK e Leotrimit udhehiqte me Drejtorine e sherbimeve publike.

Vërtetë sot Prishtina eshte me e paster, por mund të mos jetë më kështu, e Prishtina e papastërt e me me gjendje të mjerushme do e ketë emërin:

Leotrim Retkoceri dhe PDK.

Ne, jemi të përkushtuar ti dalim zot cdo sfide dhe edhe këtë situatë do e perballojme, por misteri qellimkeq i shfuqizimit të paragrafit 3 te Nenit 16, të Rregullores per menaxhimin e mbeturinave do mbetet gjat në kujtesen e qytetarëve të Kryeqytetit si një akti i turpshëm i propozuesit, Leotrim Retkoceri.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Vushtrriasit e pakënaqur bllokojnë magjistralen, duan nënkalim

Story i radhës

Pjesa më e madhe e udhëtimit ka përfunduar, por ekuipazhi i SpaceX ka ende një moment historik përpara: Kthimin në shtëpi

Të fundit nga

Burimi eliminohet nga Big Brother VIP Kosova

Këtë javë, nominimet në Big Brother VIP Kosova ishin ndër më të ngarkuarat emocionalisht, duke përfshirë gjashtë banorë: Arionin, Burimin, Paulin, Drilonin, Gresën dhe Xuxin. Pas votimeve të publikut, vendimi përfundimtar çoi
ShkoLartë