drejtori i policise flet para policeve te rinj per vdekjen e agon zejnullahut te perdoren te gjitha burimet per ta zbardhur rastin 6870dbd61cac0

Drejtori i Policisë flet para policëve të rinj për vdekjen e Agon Zejnullahut: Të përdoren të gjitha burimet për ta zbardhur rastin

July 11, 2025
1 minut lexim

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 62 të Policisë së Kosovës ka folur për rastin tragjik të ndodhur në Lipjan, ku një 27 vjeçar ka vdekur në duar të pesë policëve kosovarë, shkruan Express.

Hoxha ka thënë se s’do të lejojë kurrfarë tejkalimi të autorizimeve policore dhe ka kërkuar nga Inspektorati Policor i Kosovës, hetimet që kryhen brenda nga Policia dhe institucionet e tjera, që të përdorin të gjitha burimet e nevojshme për të hetuar rrethanat e vdekjes së Agon Zejnullahut.

“Nga pozita e drejtorit të Policisë s’do të lejojmë çfarëdo forme të tejkalimit të autorizimeve policore, andaj kërkoj fuqishëm, që inspektorati policor i Kosovës, hetimet tona të brendshme dhe institucionet tjera relevante të përdorin të gjitha burimet e nevojshme për të hetuar rrethanat e vdekjes së qytetarit tonë”, ka thënë Hoxha.

Ai ka kërkuar nga hetuesit e Policisë së Kosovës që të bashkëpunojnë ngushtë me IPK-në për të pasur një pasqyrë të saktë të asaj se çfarë ka ndodhur në Lipjan në natën kritike.

“Hetuesit tanë janë urdhëruar të bashkëpunojnë ngushtë me IPK për të siguruar një pasqyrë të saktë të këtij rasti fatkeq”, ka shtuar tutje Drejtori i Policisë së Kosovës.

“Do të ndërmarr të gjitha veprimet ligjore bazuar në epilogun dhe rezultatet e një hetimi të plotë” , ka thënë ndër të tjera.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

largimi i tij nuk do te ndihet shume te chelsea 6870dbd2b0de5
Lajmi i mëparshëm

Largimi i tij nuk do të ndihet shumë te Chelsea

IMG 6724
Lajmi i radhës

Edhe një këngë të mrekullueshme/ “Heroina e shtëpisë sime” vjen nga Valon Islamaj

Të fundit nga

ShkoLartë