largimi i tij nuk do te ndihet shume te chelsea 6870dbd2b0de5

Largimi i tij nuk do të ndihet shumë te Chelsea

July 11, 2025
1 minut lexim

Arsenal nuk ndalet në merkato, pasi është afër finalizimit të një marrëveshjeje për të sjellë në “Emirates” anësorin e Chelsea, Noni Madueke. Marrëveshja do të arrihet për një shumë prej 50 milionë eurosh.

Për sa i përket lojtarit, tashmë 23 vjeç, ai do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare.

Një marrëveshje e mirë për Chelsea që e bleu për 29 milionë euro dy vite e gjysmë më parë nga PSV Eindhoven (janar 2023).

Me fanellën e “blues”, lojtari ka realizuar 20 gola në 92 ndeshje gjatë kësaj periudhe.

Largimi i tij nuk do të ndihet shumë te Chelsea, që janë forcuar ndjeshëm në zonat sulmuese këtë verë.

Për Arsenal ky është një afrim i rëndësishëm për të bërë hapin cilësor drejt titullit kampion në Premier League këtë sezon. Lojtari pritet të sjellë më shumë energji në lojën e krahëve dhe sulm për trajnerin M ikel Arteta.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

cudira nje drejtor ukt je me 30 keshilltare rama koha per nje operator kombetar te shperndarjes se ujit 6870db5ad2cb4
Lajmi i mëparshëm

“Çudira! Një drejtor UKT-je me 30 këshilltarë”, Rama: Koha për një operator kombëtar të shpërndarjes së ujit

drejtori i policise flet para policeve te rinj per vdekjen e agon zejnullahut te perdoren te gjitha burimet per ta zbardhur rastin 6870dbd61cac0
Lajmi i radhës

Drejtori i Policisë flet para policëve të rinj për vdekjen e Agon Zejnullahut: Të përdoren të gjitha burimet për ta zbardhur rastin

Të fundit nga

ShkoLartë