Drejtori i NP Higjiena Komunale-Shkup Zudi Enuzi: Sot u pastruan të gjitha xhamitë e Shkupit (FOTO)

min lexim

Në konferencën e sotme për media të mbajtur së bashku me myftiun e Shkupit Kenan Ismaili, drejtori i NP Higjiena Komunale-Shkup, Zudi Enuzi, njoftoi opinionin se në prag të festës më të madhe myslimane – Fitër Bajramit, ndërmarrja që ai udhëheq po kryen aktivitete për larjen dhe pastrimin e oborreve të objekteve fetare islame të vizituara nga një numër i madh besimtarësh gjatë kësaj periudhe.

“Ekipet e NP Higjiena Komunale-Shkup kanë larë oborret e xhamive të Murat Pashës në Çarshinë e Vjetër të Shkupit dhe Jahja Pashës në Çair, Xhamisë së Isa Beut në Bit Pazar, Xhamisë Husein Shah në Saraj e të tjera.  Njëkohësisht është kryer larja manuale dhe makinerike e gjithë e hapësirës së Çarshisë së Vjetër të Shkupit, si dhe rrugëve kryesore dhe anësore në komunat Çair, Shuto Orizare, Gazi Babë dhe Saraj.  Në të ardhmen, prioriteti ynë do të jetë ruajtja e nivelit më të lartë të mundshëm të higjienës dhe pastërtisë së mjediseve të afërta të tempujve të të gjitha bashkësive fetare, me qëllimin përfundimtar – mbrojtjen maksimale të shëndetit publik – tha Enuzi, i cili informoi publikun gjatë Konferencës për media, se paga e muajit prill për punëtorët e Ndërmarrjes Publike Higjiena Komunale-Shkup është paguar dje – para fundit të muajit, në mënyrë që secili punonjës të mund ta presë me dinjitet këtë festë më të rëndësishme myslimane.

Drejtori i NP Higjiena Komunale-Shkup, Zuhdi Enuz, me këtë rast ka falënderuar myftiun e Shkupit Kenan Ismaili për donacionin e Myftinisë së Shkupit të BFI-së, e cila ka dhuruar 64 pako ushqimore të destinuara për punëtorët e Ndërmarrjes nga kategoria e të rrezikuarve në aspektin social.

Story i mëparshëm

Ndërprerja e gazit rus nuk rrezikon furnizimin me rrymë në Maqedoninë e Veriut

Story i radhës

Arsovska: Me përkrahje për zhvillimin e sportit krijohen kampionë të rinj

Të fundit nga