Drejtori i Doganës Bogoev, për një ditë ndërroi disa drejtues të posteve kyçe

Drejtori i Drejtorisë doganore, Stefan Bogoev, brenda një dite ka ndërruar disa persona në pozitat kryesore drejtuese në administratë, mëson jozyrtarisht Fokus, përcjell TV21.

Sipas informacioneve, Meliha Paneva, ndihmës drejtoresha e mëparshme e Sektorit të Akcizave, do të shkojë në pozitën më të lartë në zyrën kyçe doganore në Shkup dhe në vend të saj vjen Vesna Zmajshek, kryetarja e mëparshme e Sektorit për alkool, pije alkoolike dhe produkte të duhanit. .

Ndryshim ka edhe në pozitat drejtuese të njësive doganore Shkup 1 dhe Shkup 2.

Po ashtu, ndryshime ka në pozitën e shefit në pikën kufitare më të frekuentuar Tabanovc, ku shefe do të jetë Emilija Trajkovska.

Shefi i Doganës Mobile, Bllagoja Krstevski, është zëvendësuar nga Metodij Tedosievski. Igor Jolevski është drejtues i ri i njësisë doganore Manastir, ndërsa ndryshim ka edhe në pozitën e shefit në vendkalimin kufitar Bllacë

Burimi: TV21

Story i mëparshëm

Banorët e Lituanisë, të shqetësuar nga agresioni rus në Ukrainë

Story i radhës

Robin Krasniqi-Mohammedi, tifozët po hyjnë në stadiumin “Fadil Vokrri”

Të fundit nga