4
Shkup, 23 tetor – Gjatë pjesës përfundimtare të Konferencës ndërkombëtare të Asociacionit të shefave të policive të këtij viti, drejtori i BSP-së Aleksandar Janev mori pjesë në panel diskutimin për bashkëpunimin ndërkufitar në rajon.
Siç njoftoi MPB-ja, Janev e theksoi rëndësinë nga bashkëpunimi i ngushtë me shtetet fqinje, i cili bazohet në principet e besimit, transparencës dhe përpjekjeve të mëdha në luftë kundër kriminalitetit.
“Njëra nga mënyrat më efikase për kryerjen e hetimeve është ngritja e grupeve të përbashkëta hetimore, në kuadër të të cilave forcimi i bashkëpunimit ndërmjet policisë dhe prokurorisë ndërmjet vendeve të përfshira është faktor kyç për suksesin në hetime dhe nxjerrjen e autorëve para drejtësisë”, theksoi MPB-ja.
Në konferencë u prezantua një rast përmes të cilit pjesëmarrësit dhe partnerët ndërkombëtarë mund të njihen nga afër se si funksionon bashkëpunimi ndërmjet policisë në koordinimin e prokurorive në Maqedoni dhe Kosovë.
Qëllimi, siç shtohet në kumtesë është një përkushtim i përbashkët dhe i fortë për parandalimin dhe zbulimin e krimit ndërkufitar dhe asgjësimin e grupeve dhe organizatave kriminale që veprojnë në rajon.
BURIMI: zhurnal.mk