Drejtori i AZGJ-së, Sela: Përmes Ligjit për përdorimin e gjuhëve, rregullohet bashkëjetesa dhe barazia në vend

May 5, 2022
1 minut lexim

Personat që drejtojnë institucionet shtetërore duhet të kenë të qartë se Ligji për përdorimin e gjuhëve tashmë prej kohësh është në fuqi dhe si çdo ligj tjetër ashtu edhe ai duhet të zbatohet. Me zbatimin e plotë dhe adekuat të këtij ligji përmbushet edhe qëllimi kryesorë i barazisë gjuhësore dhe me këtë edhe ai i një bashkëjetese më të mirë në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe për këtë gjë të gjithë duhet të japin kontributin e tyre. Kështu është shprehur gjatë një deklarate për GAZETA.MK, drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Ylber Sela.

“Agjencia, ato të cilat i ka përcaktuar ligji për përdorimin e gjuhëve, sidomos Neni 19 po i plotëson të gjitha dhe normalisht ne jemi institucion që mbështesim institucionet tjera në republikën e Maqedonisë së veriut aty ku Ligji parasheh që Gjuha Shqipe është gjuhë zyrtare. Deri më tani mund të them se ka institucione që kanë kërkuar ndihmën tonë dhe kanë ecur me hapa drejt realizimit të zbatimit të gjuhës shqipe”, ka deklaruar Sela.

Sipas drejtorit Sela, Agjencia për Zbatimin e Gjuhës ka qenë, është dhe do të mbetet e hapur për të gjitha institucionet në Republikën e Maqedonisë së Veriut me qëllim të ofrimit të përkrahjes dhe ndihmës sa i takon zbatimit të ligjit për përdorimin e gjuhëve.

“Ata të cilët kërkojnë mbështetje, qoftë për formularë të ndryshëm, tabela apo licenca, agjencia u del në ndihmë që mos të bëhen gabime drejtshkrimore dhe në këtë aspekt ne bëjmë edhe unifikimin e terminologjisë nëpër institucionet e RMV-së dhe shpresoj nëse Inspektorati do të jetë më tepër në terren dhe do të marr masa, atëherë puna e agjencisë dhe kërkesat për ne do të jenë më të mëdha pasi siç e shohim shumë institucione kanë nevojë për mbështetjen tonë dhe këtë duhet ta kërkojnë”, është shprehur drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Ylber Sela.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Situata është delikate”, LVV kundër dy komisioneve hetimore për rrymën, opozita: S’ka kuptim të vazhdojmë kështu

Story i radhës

Bekteshi në takimin Ministror për sigurinë energjetike në Sofje: Historia të tërhiqet menjanë, për të gjetur zgjidhje së bashku që do të jetë në interes të të gjitha vendeve të rajonit

Të fundit nga

Goditje e bujshme e Barcelonës

Barcelona duket se ka bërë një goditje të bujshme teksa ka siguruar firmën e një lojtari të cilin e kërkonin të gjithë klubet e mëdha të Europës. Gazetat katalanase ”Sport” dhe :”Mundo
ShkoLartë