GRANIT OSMANI DHE AGON FERATI

Drejtori i AZGJ-së Osmani: 25 vite pas Marrëveshjes së Ohrit, barazia nuk negociohet, ajo zbatohet

August 12, 2026
1 minut lexim

25 vjetori i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit nuk është vetëm një përvjetor, por përfaqëson 25 vite të një procesi që ndryshoi kursin e shoqërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Kështu ka shkruar drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGJ), Granit Osmani.

Në një shkrim të publikuar në facebook, Osmani ka theksuar se Marrëveshja e Ohrit mbetet një pikë referimi për dialogun, barazinë, respektin dhe bashkëjetesën.

“Dialogu, barazia, respekti dhe bashkëjetesa nuk janë privilegje të askujt, por vlera mbi të cilat ndërtohet një shtet i drejtë dhe i qëndrueshëm”, ka shkruar Osmani.

Sipas drejtorit të AZGJ-së Granit Osmani, 25 vite pas nënshkrimit të Marrëveshjes, ajo duhet të shihet jo vetëm si një dokument historik, por edhe si përgjegjësi për të ardhmen e vendit.

Osmani vë në theks të veçantë edhe zbatimin e plotë të marrëveshjes, duke përfshirë respektimin dhe avancimin e barazisë gjuhësore, të cilën e cilëson si detyrim institucional dhe shoqëror.

“25 vite pas Marrëveshjes së Ohrit, mesazhi është i qartë, barazia nuk negociohet, ajo zbatohet”, përfundon drejtori i AZGJ-së, Granit Osmani.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

perleshje ne gradec dhe sulm ndaj nje familjeje ne gostivar 6a7c63582d0ae
Lajmi i mëparshëm

Përleshje në Gradec dhe sulm ndaj një familjeje në Gostivar

20260812 113231
Lajmi i radhës

“Babë, Zoti të mëshiroftë…” – dhimbje e madhe për Izet Mexhitin, ndërron jetë babai i tij

Të fundit nga

ShkoLartë