Drejtori i Arsimit në Pejë për rastin e përjashtimit të nxënëses me mbulesë: Ligji ndalon bartjen e uniformës fetare në shkolla

Përjashtimi i nxënëses së klasës së tetë, E.L nga shkolla “Asdreni” në Pejë për shkak të vendosjes së mbulesës, ka nxitur reagime.

Lidhur me këtë rast, Telegrafi ka kontaktuar me drejtorin e Drejtorisë së Arsimit në Pejë, Naser Gega.

Sipas drejtorit Gega, me Ligjin e arsimit fillor dhe të mesëm, nuk lejohet vijimi i mësimit me mbulesë, ndërsa ka shtuar se do të shohin sesi do të trajtohet ky rast.

“Jam i informuar për rastin por nuk e di a ka vendim apo jo për largimin e nxënëses nga shkolla. Sidoqoftë unë nuk kam të drejtë ligjore me kërku nga shkollat që me i leju nxënësit me mbulesa. Udhëzimi administrativ 6/2014 i MASHTI neni 3 pika 1.13 thotë se nxënësit i ndalohet bartja e uniformës fetare, është e prerë”, ka thënë Gega.

Ai ka shtuar se kjo nuk ka të bëjë me vullnetin e tij por me interpretimin e ligjit në këtë rast

“Jemi në kontakt edhe me familjen dhe pres biseda me ta ju kam thënë që do të trajtojmë rastin. Nuk është situatë e dëshirueshme nuk jam ithtar i asaj që asnjë nxënës të largohet nga shkolla, sepse shkollat janë për nxënës. Nuk kam të drejtë ligjore të marr dhe ti them drejtoreshës ta lejojë apo jo në shkollë”, u shpreh Gega.

Ai shtoi se disa shkolla raste të tilla i kanë tejkaluar me marrëveshje nëse s’ka pasur reagim nga klasa.

Story i mëparshëm

Akuzohet për shitblerje votash, caktohet data kur do të dalë para gjykatës Fredi Beleri

Story i radhës

Pse nuk duhet ta rregulloni shtratin sapo të ngriheni

Të fundit nga