Drejtori Halili nga Sarajeva: Transformimi digjital është hap i pashmangshëm për ndërmarrjet që duan të mbeten konkurruese dhe të pushtojnë tregjet

1 minut lexim
“Transformimi digjital është hapi tjetër i pashmangshëm për ndërmarrjet që duan të mbeten konkurruese dhe të vazhdojnë të pushtojnë tregje të reja. Në këtë proces, #FIZHT është një mik i vërtetë që ofron mbështetje për ndërmarrjet për t’u përshtatur më lehtë me ndryshimet e reja dhe për t’iu përshtatur teknologjive të reja”.

Këtë e theksoi drejtori Festim Halili, i cili sot foli në konferencën “Policy Dialogue on Aligning Priorities in the Western Balkans”, që po mbahet në Sarajevë, Bosnje dhe Hercegovinë, organizuar nga Western Balkans Info Hub.

Në fjalën e tij, drejtori Halili iu referua procesit të digjitalizimit dhe çfarë aktivitetesh ndërmerr #FIZHT për të inkurajuar ndërmarrjet që të ndërmarrin këtë hap, instrumentet mbështetëse si dhe aktivitetet e ardhshme të Fondit për Mbështetjen e Ekonomisë së Maqedonisë.

https://www.facebook.com/photo/?fbid=866917134998754&set=pcb.866917504998717

Story i mëparshëm

Ja sa paguhej Fernando Santos si trajner i Polonisë!

Story i radhës

Vuçiq shfaqet duke ngrënë sanduiç në zyrë bashkë me dy ministra, pasi ua caktoi produkteve vetë çmimet

Të fundit nga