Drejtori Halili në takimin ministror të organizuar nga KE në Tiranë: Diskutohet bashkëpunimi për inovacion, hulumtim, arsim e kulturë

1 minut lexim

Agjenda e Ballkanit Perëndimor për inovacione, hulumtime, arsim, kulturë, rini dhe sport ishte temë diskutimi në takimin Ministror të organizuar nga Komisioni Europian në Tiranë, ku së bashku me ministrin e Arsimit dhe Shkencës z. Jeton Shaqiri shtjelluam përpjekjet e vendit tonë në këto drejtime.

Komisionerja europiane zonja Mariya Gabriel nënvizoi rëndësinë e Agjendës Europiane për Inovacion, që do të ndikojë në krijimin e klimës mbështetëse për start-upet.

Njëherit, u shtjellua mundësia e bashkëpunimit në Misioninet e Horizon Europe Në ndarjen e çmimeve Butterfly Innovation Awards, inovatorë të rinjë nga vendi ynë u dekoruan me çmim për inovacion nga zonja Majlinda Bregu sekretare gjenerale e RCC dhe kryetari i bashkisë së Tiranës z. Erion Veliaj.

Story i mëparshëm

Kohë vështirësish, rrebeshesh e furtunash në shoqëri

Story i radhës

Zv/ministri Bushi në Forumin e Salcburgut: RMV përkrah nismat e përbashkëta në rajon për parandalimin e emigracionit

Të fundit nga