Drejtori ekzekutiv i Manchester United, Richard Arnold ka folur në lidhje me mesfushorin e Barcelonës, Frenkie De Jong.
Manchester United janë duke punuar të krijojnë një ekip pothuajse të ri, pas dështimeve të mëdha sezonin e kaluar.
Trajneri i ri Erik ten Hag, ka treguar se cilët lojtarë dëshiron të transferojë në ‘Old Trafford’, objektiva kryesore mbetet De Jong.
Holandezi e pëlqen shumë mesfushorin e Barcelonës, andaj Man United janë duke bërë gjithçka që ta sjellin atë në ekip.
Se po mundohen maksimalisht që holandezi të transferohet në ‘Old Trafford’ ka thënë edhe drejtori ekzekutiv i ‘Djajve të Kuq’.
“Ne po bëjmë gjithçka që ta sjellim De Jong në ekip”, tha Arnold.
I vetmi problem mbetet klauzola e largimit, pasi Barcelona kërkon 80 milionë, kurse United së fundmi I kanë ofruar 70 milionë.
Mbetet të shihet nëse do të arrihet marrëveshja përfundimtare në mes dy klubeve.