Drejtori dhe Shefi i Spitalit të Gjakovës, kapen nga Inspektorati duke punuar në spitalin e tyre privat në orar zyrtar

February 28, 2022
min lexim

Inspektorati Shëndetësor i ka gjobitur tre mjekë të Spitalit të Gjakovës, përfshirë drejtorin dhe shefin e Urologjisë, pasi janë zënë duke punuar në spitalin e tyre privat në kohën kur ishin në orar zyrtar në Spitalin publik

Drejtori i Spitalit të Gjakovës Ardian Jusufi, shefi i Urologjisë Nexhat Rexha dhe anesteziologia Shpresa Rexha, janë gjobitur nga Inspektorati Shëndetësor me nga 2 mijë euro secili, pasi janë zënë duke punuar në spitalin privat MIM në kohën kur ishin në orar zyrtar në Spitalin publik të Gjakovës, shkruan Gazeta Shneta.

Dy të parët, Jusufi dhe Rexha, janë ortak në spitalin privat MIM, ndërsa Shpresa Rexha është e regjistruar si Përfaqësuese e Autorizuar në cilësinë e Agjentes në këtë spital.

Lajmin se janë gjobitur të tre, e ka konfirmuar edhe kryeinspektori Shaban Osmanaj.

“Gjatë inspektimit të kryer me datë 04.02.2022 në Spitalin Privat Shëndetësor N.N (emir i njohur për inspektoratin) është konstatuar se Dr. Ardian Jusufi, ka ofruar shërbime shëndetësore në këtë institucion shëndetësor edhe pse i njëjti ka figuruar që të njëjtën kohë punonte dhe në Spitalin e Përgjithëshem të Gjakovës/reparti i urologjisë. Me qëllim të verifikimit të këtyure fakteve inspektorati shëndetësor me datë 10.02.2022 ka kryer Inspektim edhe në Spitalin e Përgjithëshem të Gjakovës”, thuhet në përgjigjen e Osmanajt.

Ai ka shtuar tutje se nga faktet e mbledhura në të dy instutcionet shëndetësore të lartëcekura është konstatuar se disa ditë i njëjti edhe pse është dashur të jetë me orar të rregulltë të punës në Spitalin e Përgjitheshem të Gjakovës (reparti i urologjisë), ai ka ofruar të njëjtën kohë shërbim shëndetësor në Spitalin privat (N.N).

“Po ashtu gjatë inspektimeve në të dy siptalet atë private N.N dhe Spitalin e Pergjithëshem është konstatuar se edhe Dr Sh.R, Specialiste e Antestezionit me Mjekim Intenziv, si dhe Dr N.R., specialist urologjisë, janë hasur në disa raste duke punuar në të dy institucionet e lartë cekura me orar të njëjtë”, ka deklaruar Osmanaj.

Ai ka konfirmuar edhe gjobat ndaj secilit prej tyre. “Për të tre profesionistët shëndetësor të lartëcekur janë marra masa administrative me gjobë në vlerë prej 2000 (dy mijë) euro për secilin profesionstë shëndetësor, si dhe është njoftuar Drejtori i Përgjithëshem i SHSKUK-së”, ka deklaruar Osmanaj në përgjigjen e tij.

Gazeta ka kërkuar sqarime edhe nga tre mjekët, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje përmes adresës elektronike.

Ardian Jusufi është emëruar në pozitën e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Spitalit të Gjakovës në dhjetor të vitit të kaluar. Gazeta ka raportuar edhe më parë për disa emërime të drejtorëve dhe shefave në këtë spital nga Jusufi. Nexhat Rexha është një prej tyre, i cili bashkë me Jusufin janë pronar të spitalit MIM. Jusufi poashtu e kishte emëruar shef edhe dhëndrrin e tij.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Berisha: Qeveria të dërgojë ndihma në Ukrainë

Story i radhës

Gjendja në Ukrainë, MPJ me njoftim të rëndësishëm

Të fundit nga

Drilon Ganiu, sekretar Gjeneral i FFM-së

Pas zgjedhjes së kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Masar Omeragiq, ky i fundit në mbledhjen e mbajtur emëroi bashkëpunëtorët e tij me të cilët do të operojë në federatën më
ShkoLartë