Drejtorët e Komunës së Prishtinës vizituan Kampin Nacional në Hajvali 

October 28, 2022
1 minut lexim

Drejtori për Sport, Granit Rugova dhe drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Krenar Xhaferi kanë qëndruar, sot, Kampin Nacional të Federatës së Futbollit të Kosovës në Hajvali. Ata janë pritur nga presidenti Agim Ademi dhe ud. sekretari i përgjithshëm, Taulant Hodaj.

Me këtë rast, ata kanë vizituar fushat dhe objektet përcjellëse, e ku po vazhdon puna në kompletimin e këtij kompleksi të futbollit, i cili i shërben nevojave të ekipeve kombëtare.

Presidenti Ademi ka falënderuar drejtorët komunal për mbështetjen që po i japin futbollit, veçmas në përmirësimin e kushteve infrastrukturore, derisa ka shprehur shpresën për shumë bashkëpunime tjera ndërmjet FFK-së dhe institucioneve të nivelit lokal e atij qendror, me qëllim që rinisë sonë t’u krijohen hapësira, kushte dhe mundësi sa më të mira për zhvillimin e talentit të tyre në futboll.

I pari i FFK-së ka falënderuar komunën edhe për asfaltimin e një pjese të rrugës në afërsi të Kampit Nacional, gjë e cila e ka lehtësuar qasjen në kamp, por edhe qarkullimin e banorëve të kësaj pjese.

Në anën tjetër, dy drejtorët komunal janë shprehur të lumtur që me realizimin e projekteve të ndryshme po e ndihmojnë edhe sportin, teksa i shprehën mirënjohje FFK-së për punën e bërë në Kampin Nacional në Hajvali. Ata u shprehën të gatshëm që edhe në të ardhmen të jenë në koordinim me FFK-në dhe të mbështesin projektet që kanë të bëjnë për sportin dhe në veçanti për futbollin në kryeqytet.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pas 2035-ës vetëm makina elektrike në Evropë

Story i radhës

Kosova në Selanik 

Të fundit nga

ShkoLartë