Drejtoresha e Laboratorit ku u zhdukën mostrat e Deharit punonte pa licencë

February 21, 2023
min lexim

Flutura Goga-Bajrami udhëheqëse e Laboratorit të Toksikologjisë, aty ku u zhdukën mostrat e Astrit Deharit, është rikthyer në punë pas suspendimit lidhur me këtë rast. Si udhëheqëse e këtij laboratori që nga viti 2008, Inspektorati Shëndetësor i Ministrisë së Shëndetësisë, ka gjetur se Flutura Goga-Bajrami ka kryer punë për të cilat nuk ka pasur licencë.

Për gati 15 vjet, Flutura Goga-Bajrami është në krye të laboratorit të Toksikologjisë në kuadër të Institutit të Mjekësië Ligjore. Goga-Bajrami që ishte një nga të suspenduarat lidhur me zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit, gjatë gjithë kësaj kohe po del se ka kryer punë të cilat nuk i janë lejuar sipas Ligjit për Shëndetësi.

Kjo është gjetur nga një raport të cilin e ka bërë Inspektorati Shëndetësor që funksionon në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë. Raporti që mban datën e 13 janarit 2023, ka gjetur se Flutura Goga-Bajrami përgjatë kohës që ka punuar në këtë laborator, ka përpunuar gjak e urinës të personave të gjallë.

Flutura Goga-Bajrami ishte përzgjedhur nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, edhe si drejtoreshë e komplet Institutit të Mjekësisë Ligjore. Ndodhi kjo një ditë para se të zhdukeshin mostrat e Astrit Deharit.

Inspektorati Shëndetësor ka gjetur se përpunimi i gjakut dhe urinës konsiderohet shërbim shëndetësor, e që sipas Ligjit për Shëndetësi kërkohet licencë. Në raportin e Inspektoratit Shëndetësor të cilin e ka siguruar ekskluzivisht gazet thuhet se Goga-Bajrami nuk ka poseduar licencë për kryerjen e këtyre punëve.

“Është konstatuar se Znj Flutra Goga -Bajrami ishte e punësuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore gjegjësisht në Labaratorin e Toksikologjisë si udhëheqëse ku edhe përpunonte analizat toksikologjike për kufoma, por në raste të veçanta edhe persona të gjallë (viktimat të dhunës fizike dhe seksuale) përpunonte gjak dhe urine”, thuhet në këtë raport të Inspektoratit Shëndetësor.

“Meqenëse përpunimi i gjakut dhe urines konsiderohet si shërbim shëndetësor atëherë neni 71 i Ligjit nr 04/L-125 Për Shëndetësi e ka paraparë licencimin e profesionistëve shëndetësorë sipas profileve të përcaktuara në nenin 69 të këtij ligji, ndërsa në paragrafin 4 të nenit 71 të këtij Ligji shprehimisht thuhet: ‘Profesionisti shëndetësor mund të ofrojë shërbime shëndetësore në mënyrë të pavarur vetëm pas marrjes së licensës’”, thuhet më tutje në këtë raport të Inspektoratit Shëndetësor të cilin e ka siguruar media.

Gazeta ka provuar të kontaktojë me Flutura Goga-Bajramin gjatë gjithë ditës së sotme për të marrë një koment për këtë temë, megjithatë ajo nuk është përgjigjur.

Në anën tjetër, Inspektorati ka evidentuar se në kohën kur ishte shpallur konkursi nuk ishte kërkuar licensë e punës si laborante apo infermiere. Megjithatë, ka konstatuar se përpunimi i gjakut e urinës për viktimat e dhunës fizike e seksuale, kërkon licencë sipas Ligjit për Shëndetësi. Pasi Inspektorati nuk ka kompetencë për të ndërmarrë ndonjë masë, rasti i ishte përcjellur Ministrisë së Drejtësisë.

“Bazuar në të gjeturat e Inspektoratit Shëndetësor pasi që Znj. Flutra Goga-Bajrami është e punësuar në Institutin e Mjeksisë Ligjore gjegjësisht në Labaratorin e Toksikologjisë dhe nga të dhënat e inspektimit është konstatuar se përpunon/kryen analizat toksikologjike për kufoma, por në raste të veçanta edhe persona të gjallë (viktimat të dhunës fizike dhe seksuale), që rrjedhimisht konsiderohet si shërbim shëndetësor dhe për të ofruar këtë shërbim e njëjta duhet të ketë licensë pune njërin nga profilet e përcaktuar sipas nenit 69 të Ligjit Për Shëndetësi dhe neni 71 gjegjësisht paragrafi 4 i këtij Ligji e përcakton qartë se kush mundet të ofrojë shërbime shëndetësore, nuk është në komptencë të Ministrisë së Shëndetësisë që të merr veprimet tjera dhe si e tillë lënda është përcjellë në Ministri të Drejtësisë”, thuhet në përfundimin e raportit të Inspektoratit Shëndetësor.

Flutura Goga-Bajrami është udhëheqëse e Laboratorit të Toksikologjisë në kuadër të Institutit të Mjekësisë Ligjore. Mostrat e Astrit Deharit ishin zhdukur pikërisht në këtë laborator. Goga-Bajrami ishte emëruar edhe si drejtoreshë e komplet Institutit të Mjekësisë Ligjore. Madje, zhdukja e mostrave të Astrit Deharit ndodhi një ditë pasi Goga-Bajrami ishte përzgjedhur drejtoreshë.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Osmani dekoron ekipin e FSK-së që shkoi në Turqi: Do të vazhdojmë ndihmën tonë

Story i radhës

Trenin nuk e zë tuneli, dorëhiqen dy zyrtarë të lartë

Të fundit nga

Përse macet flenë dy të tretat e jetës?

Jeta e maceve shtëpiake përbëhet nga katër aktivitete – loja, gjuetia, ngrënia dhe gjumi. Pasi kanë prejardhjen nga macet e egra, kjo në ambient të hapur ka plotësisht kuptim, sepse janë grabitqare
ShkoLartë