Drejtoresha e Gjinekologjisë kundër punësimeve etnike/ “Duhet të bëhen ndryshime ligjore që të ketë punësim siç duhet”



E pyetur për konkursin ku kërkohen punëtorë shëndetësorë shqiptarë, drejtoresha e Gjinekologjisë Viktorija Jovanovska, u shpreh kundër që të bëhen punësime në bazë të përkatësisë etnike. Jovanovska tha se është ankuar në Ministrinë e Shëndetësisë dhe ne Qeveri që punësimi i stafit të behet pa marrë parasysh përkatësinë, mirëpo ligji i obligon që konkurset të shpallen në atë formë.

“Të gjitha punësimet deri tani janë bërë në bazë të balancuesit, jo që unë e arsyetoj atë, përkundrazi… gjithnjë në shëndetësinë terciare, pa marrë parasysh ku, jo vetëm në Gjinekologji, të gjithë jemi pacientë potencial. A do me thënë kjo që duhet të zgjedhim njerëzit në bazë nacionale ose partiake, vetëm me profesionalizëm, të gjithë pajtohemi me këtë megjithatë duhet të bëhet ndryshim ligjor që të mund ta shpallim konkursin, që të jetë ashtu siç duam të gjithë.”- deklaroi Viktorija Jovanovska, drejtoreshë e Klinikës Gjinekologjike.

Burimi: TV21

Story i mëparshëm

Rritet dukshëm vlera e BITCOIN-it

Story i radhës

“El Periodico Espana”: Liberalizimi për Kosovën, një hap i ri drejt njohjes nga BE-ja

Të fundit nga