FB IMG 1743950552328 scaled

Drejtor i AZGJ-së Granit Osmani, “shpërthen” ndaj Ali Ahmetit: Nuk ra dinjiteti i shqiptarëve, por maska e liderit që kurrë s’i përfaqësoi!

April 6, 2025
1 minut lexim

Me tone të ashpra dhe fjalë të rënda, drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Granit Osmani, ka reaguar përmes një statusi në Facebook ndaj deklaratës së fundit të liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, i cili kishte pohuar se “shqiptarët janë kthyer para vitit 2001”.

Osmani e ka cilësuar këtë deklaratë si “reflektim të dështimit të projektit politik të Ahmetit” dhe jo të realitetit shoqëror në të cilin ndodhen shqiptarët sot.

“Nuk është populli që e ndëshkoi për një kauzë kombëtare të tradhtuar, por për një pushtet të ndërtuar mbi interesa personale dhe përjashtuese,” shkruan ai.

Në reagimin e tij, Osmani ka drejtuar kritika të ashpra edhe ndaj Artan Grubit, krahut të djatht të Ali Ahmetit, duke e quajtur “të arratisur” dhe “figura më e spikatur e një filozofie kriminale”.

Osmani e akuzoi Grubin se e kishte shndërruar zyrën e tij në “stadium, ku topi ishte pasuria publike, porta ishte populli dhe loja zhvillohej për interesa të tyre.

“Maska ka rënë,” përfundon Osmani, duke shtuar se ajo që ka pësuar rënie nuk është dinjiteti i shqiptarëve, por “maska e një lideri që kurrë nuk përfaqësoi interesin e tyre të vërtetë”.

Reagimi i Osmanit pason valën e kritikave dhe analizave politike që kanë shpërthyer ditëve të fundit dhe rënies së mbështetjes për BDI-në në shumë zona të vendit.

Screenshot 20250406 163255 Facebook

MARKETING

RENT A CAR

nje pjese e nxenesve te shkollave te mesme ne vend tashme kane marre njohuri se si duhet reaguar ne rast zjarri ose termeti 67f29150ee7ad
Story i mëparshëm

Një pjesë e nxënësve të shkollave të mesme në vend tashmë kanë marrë njohuri se si duhet reaguar në rast zjarri ose tërmeti

shi i dendur dhe bresher aksi elbasan librazhd prrenjas shfaqet problematik me renie inertesh 67f296ec7292c
Story i radhës

Shi i dendur dhe breshër, aksi Elbasan-Librazhd-Prrenjas shfaqet problematik me rënie inertesh

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë