Një 58-vjeçar është aksidentuar mesditën e sotme në Pogradec, pasi ishte duke drejtuar motorin në gjendje të dehur.
Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur në fshatin Memlisht, ku 58-vjeçari ka qenë duke drejtuar mjetin ciklomotor tip “Piaggio”, pa targë, ndërsa ishte i dehur. Ai ka marrë lëndime të rënda dhe për pasojë është nisur drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.
Njoftimi i policisë:
Pogradec/Informacion paraprak
Mesditën e sotme në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, në fshatin Memlisht, shtetasi Q. R., 58 vjeç, banues në fshatin Memlisht, Pogradec, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin ciklomotor tip “Piaggio”, pa targë, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit, për pasojë ka marrë dëmtime trupore dhe u transportua në Tiranë për mjekim më të specializuar.