Drejton duart nga organi…dhe bën me turp moderatoren

Komentatori sportiv, Tiziano Krudeli, i cili është një “ultras” i deklaruar i Milanit, nuk është përmbajtur, në momentin e golit të shënuar nga Leao, në përballjen ndaj Fiorentinos, ku kuqezinjtë triumfuan me rezultatin 1-0. Një fitore për zemra të forta, ajo e skuadrës së Piolit, që po jeton një ëndërr duke udhëhequr kampionatin 3 javë nga fundi.

Goli i Leaos i shënuar në minutën e 82-të i ka shkaktuar emocione të forta edhe tifozit më të çmendur të Milanit, Tiziano Krudeli.

Në momentin e shënimit të portugezit, nisi shpërthimi emocional i komentatorit sportive. Festa shkoi deri në atë pikë, sa Krudeli, shkoi përballë kamerës dhe drejtoi duart nga organi gjenital.

Në këtë moment ka ndërhyrë edhe moderatorja e emisionit, e cila i ka tërhequr vëmendjen “ultrasit” të Milanit, teksa dëgjohet duke i thënë: “Jemi në transmetim direkt, mos e ekzagjero””.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Çfarë nuk dëshiron të bëjë një burrë pas një divorci

Story i radhës

​9 gjërat që ju bëjnë të sigurt para të tjerëve

Të fundit nga