Një person ka kaluar kufizimin e shpejtësisë së lejuar nga 50 km/h duke vozitur me shpejtësi 98 km/h në aksin rrugor Gjilan-Prishtinë.
Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës bëhet e ditur personit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 150 euro, dy pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre muaj.
“Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, njësiti rajonal i trafikut rrugor Gjilan me datën 22.08.2023 në kuadër të zbatimit të planit operativ ,,Siguria në trafikun rrugor’’ me qëllim të parandalimit të aksidenteve të trafikut, ka mbajtur pikë kontrolli të automjeteve në aksin rrugor Gjilan-Prishtinë.
Në këtë pikë të kontrollit ka hasur në një kundërvajtës i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është pesëdhjetë (50) km/h duke vozitur me shpejtësinë nëntëdhjetë e tetë (98) km/h.
Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej njëqind e pesëdhjetë (150) euro, dy (2) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, ka apeluar vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor.
“Iinkurajojmë mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected]”, thuhet në njoftim.