Shtetet e Bashkuara kanë vrarë Ayman al-Zawahirin, liderin e al-Kaedës dhe një nga terroristët më të kërkuar në botë, i cili mbikëqyri sulmet e 11 shtatorit 2001, së bashku me themeluesin e grupit, Osama bin Laden
Sipas zyrtarëve amerikanë, Bin Laden dhe Ayman al-Zawahirin iu shpëtuan forcave amerikane në Afganistan në fund të vitit 2001 dhe vendndodhja e Zawahirit nuk dihej prej kohësh.
Bin Laden u vra në një bastisje të forcave amerikane në Pakistan në vitin 2011.
Sipas Associated Press, nuk bëhet e ditur se ku dhe kur Zawahiri u vra dhe cili element i qeverisë amerikane e kishte kryer misionin.
Shtëpia e Bardhë tha të hënën se Presidenti Biden do ta jepte një prononcim për mediat për “një operacion të suksesshëm kundër terrorizmit”, por nuk e përmendi Zawahirin.