Dymbëdhjetë shqiptarë u kapën në Belgjikë teksa po udhëtonin me gomone drejt Britanisë.
Ata u arrestuan, nga autoritetet belge.
Gjithashtu u arrestuan dhe dy burra nga Basingstoke në Hampshire të cilët po i ndihmonin emigrantët të kalonin në mënyrë të jashtëligjshme, thuhet në një njoftim të National Crime Agency (NCA).
Oficerët e NCA-së arrestuan gjithashtu një anëtar të tretë të dyshuar të grupit të cilësuar si kriminal në Aylesbury, Buckinghamshire. Më pas ai u la i lirë nën hetim.