Drecun: Kosova po përgjon komunikimin e serbëve andaj serbët duhet të kenë kujdes

December 12, 2022
1 minut lexim

“Nuk ka dorëzim në fushatën e dhunës që po provokon Prishtina, destabilizimi që arrit këtë nivel nga Kurti mund të eskaloj çdo moment në konflikt pas të cilit Beogradi detyrohet të intervenoj dhe të mbrojë serbët e Kosovës, Prishtina po përgjon komunikimin e serbëve andaj serbët duhet t kenë kujdes”, tha kreu i Kuvendit për Kosovë Milovan Drecun, transmeton “Bota Sot”.

“Natyrisht, Kurti nuk e bëri këtë sepse atje ka ardhur delegacioni nga ShBA dhe derisa ata janë aty ai nuk ndërmerr masa të tilla, por njësitet speciale i mban n gatishmëri” .

Drecun tha se serbët nuk kanë interes që të nxisin ndonjë konflikt posaçërisht konflikt me forcat ndërkombëtare EULEX dhe KFOR.

“Serbët duan paqe dhe dialog, por provokimet në mjediset e përziera janë të mundshme si në Berxhan, Tre soliterët dhe Lagjen boshnjake , u krijua atmosfera se po shpërthen lufta dhe kjo shkaktohet nga serbët. Barrikadat nuk janë shkak, por pasoj e terrorizimit të popullit serb” tha Drecun.

Ai përmendi edhe rastin kur në oborrin e një çerdhe ishin futur me automjet pjesëtarët e KFOR-it dhe pastaj edhe njësitet speciale, që po vëzhgojnë gjithandej terrenin, ku në rast sulmi planifikojnë të vendosen.

Ai shtoi se me përforcimin e kontingjentit amerikan të KFOR-it disa herë ka ndodhur aksione të bllokimit të komunikimit “Dje pati informata se ishin bllokuar lidhjet telefonike dhe interneti n veri, këtë mund ta bëjnë vetëm ShBA. Prishtina ka nj qendër përgjimi në jug për përgjimin e serbëve në veri dhe ata duhet të jenë të kujdesshëm në komunikim” tha Drecun

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Tensionet në veri, Vuçiç: Lirimi i serbëve të arrestuar, mënyra më e mirë për të qetësuar situatën

Story i radhës

Tragjedi në Mbretërinë e Bashkuar, katër fëmijë bien në liqenin e akullt, 2 të zhdukur

Të fundit nga

Gënjeshtra, dobësi apo aftësi?

A mund të na çojë një gënjeshtër e bardhë në rrugën e një mashtrimi më të madh? Pasi themi një gënjeshtër, çfarë mund të na ndalojë për të  gënjyer? Pse ndonjëherë mendojmë
ShkoLartë