Italia ndahet baras (2:2) me Belgjikën, në ndeshjen e xhiros së tretë të Ligës A të Kombeve.
Ndeshje me kthesa në rezultat.
Italia udhëhoqi me rezultat 2:0 por udhëtuesit barazuan (2:2).
Për italianët gjithçka u komplikua nga minuta e 38-të kur Pellegrini u përjashtua me karton të kuq pas një ndërhyrje të ashpër.
Për Italianët shënuan Cambiaso (1′), Retegui (24′) dhe për belgët De Cuyper (42′) e Trossard (61′).
Në Ligën A të kombeve, grupi 2, Italia kryeson me 7 pikë, pasojnë Franca me 6, Belgjika 4 dhe Izraeli është në fund me 0 pikë.
Burimi: botasot.info