Kampioni I Maqedonisë së Veriut, skuadra shqiptare, Shkupi, ka barazuar me rezultat 2:2 në “Maksimir” me Dinamon e Zagrebit, në ndeshjen e xhiros së dytë të kualifikueseve në Champions League në futboll.
Dinamovitët përjetuan tronditje në minutën e 25-të, Queven bëri një punë të shkëlqyer dhe shënoi për epërsinë e skuadrës nga Çairi.
Dinamo e Zagrebit arriti të dilte nga deficiti në fund të pjesës së parë, falë golit kapitenit Arijan Ademi.
Ai shënoi gol të bukur me kokë, duke u futur topin në këndin e epërm të majtë pikërisht në minutën 44-të.
Ademi u paraqit titullar dhe u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 72-të.
Në minutën e 86-të, Ademi asiston dhe Bruno Petkoviq shënon për epërsinë 2:1 të Dinamos.
Dramë në “Maksimir”, në minutën e 89-të, Renaldo Cephas shënon për rezultatin 2:2 dhe shkupjanët kthehen të pamposhtur.
Ballafaqimi i kthimit luhet pas një jave në Shkup, ku gjithçka është e hapur.