Dramë në Kumanovë! Disa persona me “Range Rover” përplasin veturën “Pasat”, gjuajnë me armë dhe shoferit ia marrin çantën me para

Një ngjarje jo e zakontë, ka ndodhur mbrëmjen që po lëmë pas në Kumanovë. Disa persona me veturë me targa të Shkupit, kanë goditur një veturë tjetër me targa të Kumanovës.

Pas kësaj, ata kanë gjuajtur me armë, kjo për të frikësuar shoferin dhe ia kanë marrë çantën me para.

“Në ora 20:20, të datës 15.03.2024, në SPB Kumanovë është denoncuar se në rrugën “Done Bozhinov” në Kumanovë, me veturë “Range Rover” me targa të Shkupit është goditur vetura “Pasat” me targa të Kumanovës, me shofer S.S.(63) nga Kumanova. Pas kësaj, disa persona kanë gjuajtur drejt shoferit me veturën “Pasat” dhe ia kanë marrë çantën me para, kurse më vonë e kanë djegur veturën “Range Rover””, qëndron në njoftimin e SPB Kumanovë.

Nga ana tjetër, ekipi i Kundërzjarrit ka konfirmuar se ka shuar një veturë “Range Rover” në rrugën “Done Bozhinovski” në Kumanovë, pasi e njëjta ishte përfshirë nga zjarri.

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

Në cilën moshë kemi vetëbesim më të lartë?

Story i radhës

Si në filma/ Grabitje e armatosur në Kumanovë, këto janë detajet

Të fundit nga