drama e futbollistit te njohur 68e631359a4cf

Drama e futbollistit të njohur

October 8, 2025
1 minut lexim

Everton Ribeiro, mesfushori sulmues 36-vjeçar, aktualisht te Bahia në elitën e futbollit brazilian, bëri një njoftim të papritur dhe emocional për ndjekësit e tij në rrjetet sociale. Ai, që përfaqësoi Brazilin në “Copa America” 2015 dhe 2021, si dhe në Botërorin 2022, shkroi në Instagram:

“Përshëndetje miq, duhet të ndaj një lajm me ju. Rreth një muaj më parë m’u diagnostikua kanceri i tiroides.

Sot kam bërë operacion dhe gjithçka shkoi mirë, falë Zotit. Jam ende në rikuperim, me besim dhe mbështetjen e familjes dhe tuajën. Faleminderit për çdo lutje dhe dashuri; t’ju kem pranë bën gjithë diferencën. Jam i sigurt që do ta fitojmë këtë betejë së bashku”.

Mesfushori publikoi foton me gruan Marília Nery dhe dy fëmijët e tij të vegjël, Guto dhe Antonio, duke parë statujën ikonike të Krishtit Shpëtimtar në Rio de Janeiro. Fansat reaguan menjëherë me mbështetje: “Zoti është me ty,” shkruante njëri, ndërsa një tjetër: “Zoti të bekoftë, kapiten! Shpejt do të kthehesh i shëruar 100%”.

Everton Ribeiro, i cili ka luajtur më parë për Cruzeiro, Al-Ahli Dubai, Coritiba, Corinthians dhe Flamengo (275 paraqitje dhe 30 gola), kishte nënshkruar me Bahia kontratë 2-vjeçare në janar 2024. Ai ka luajtur 22 ndeshje për Brazilin nga viti 2014 deri më 2022 dhe ishte i lidhur me Manchester United e Real Madrid në vitin 2015.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

15 vjecarja largohet nga banesa familja kerkon ndihme per gjetjen e saj 68e630d59fa48
Lajmi i mëparshëm

15-vjeçarja largohet nga banesa, familja kërkon ndihmë për gjetjen e saj

zgjedhjet lokale kadri kryeziu gara e vertete eshte mes ketyre dy partive politike 68e63142307f3
Lajmi i radhës

Zgjedhjet lokale, Kadri Kryeziu: Gara e vërtetë është mes këtyre dy partive politike

Të fundit nga

Tërmet 5.2 ballë godet Turqinë, epiqendra pranë Demirçit

Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë të shkallës Rihter është regjistruar gjatë orëve të mbrëmjes në Turqi. Sipas Qendrës Evropiane-Mesdhetare të Sizmologjisë (EMSC), lëkundja sizmike është regjistruar rreth 20 kilometra në veriperëndim të

Limuzina e së ardhmes me frymëzim nga vitet 30

Në të ardhmen, personazhe të shquar, drejtues ekzekutivë dhe politikanë mund të udhëtojnë me shoferë në diçka të quajtur Aznom L’Epoque. I krijuar nga kompania e dizajnit Aznom me seli në Monza
ShkoLartë