Reperi i njohur kanadez, Aubrey Drake Graham, i njohur si Drake, ka tërhequr vëmendjen me paraqitjet e tij ku përfshihen simbole dhe elemente të identitetit shqiptar.
Në fotografinë e shpërndarë në rrjete sociale, artisti shihet me një varëse të madhe në formë shqiponje, ndërsa paraqitjet e tij të mëhershme me flamurin kuqezi kanë nxitur reagime në mesin e fansave shqiptarë, përcjell KosovaPress.
Drake nuk është për herë të parë në qendër të vëmendjes për përdorimin e simboleve shqiptare.
Në nëntor 2023, reperi publikoi videoklipin e këngës “Polar Opposites”, ku u shfaq me një xhaketë të kuqe me shqiponjën dykrenare në pjesën e pasme.
Në të njëjtin projekt muzikor, ai përmendi edhe Prishtinën, duke nxitur interesim të madh në Kosovë dhe Shqipëri.
Ndërkaq, në janar 2026, artisti publikoi një tjetër fotografi në rrjetet sociale, këtë herë me një kapelë që mbante flamurin shqiptar.
Paraqitjet e tij me simbole kombëtare janë komentuar gjerësisht nga ndjekësit shqiptarë, të cilët i kanë shpërndarë fotografitë në rrjetet sociale.
Megjithatë, Drake nuk ka dhënë një shpjegim të qartë publik për domethënien e këtyre simboleve në paraqitjet e tij.
Burimi: botasot.info

