sali ramadani ne parlament 8 korrik 1997 une jam nipi i mefailave te zajazit 6af0836e3209a

Sali Ramadani në Parlament, 8 korrik 1997: “Unë jam nipi i Mefailave të Zajazit!”

November 8, 2026
1 minut lexim
maqee

Më 8 korrik 1997, deputeti shqiptar Sali Ramadani shpalosi flamurin kombëtar shqiptar në Parlamentin e Maqedonisë, duke sfiduar reagimet e deputetëve dhe drejtuesve të institucionit.
Përballë kundërshtimeve, ai mbajti edhe një fjalim në gjuhën shqipe, duke deklaruar se do të vinte dita kur flamuri shqiptar do të ishte zyrtar dhe në Parlament do të flitej shqip.
Fjalët e tij mbetën në kujtesën politike shqiptare:
“Mos u frikësoni, nuk kafshon ky! Do të vijë dita që ky flamur të jetë zyrtar, do të vijë dita që në këtë Parlament të flitet shqip. Unë nuk kam frikë nga ju. Nëse nuk e dini, unë jam nipi i Mefailave të Zajazit. Unë jam Sali Ramadani!”
Ngjarja ndodhi vetëm një ditë para përplasjeve të 9 korrikut 1997 në Gostivar, të shkaktuara nga çështja e përdorimit të flamurit shqiptar në institucionet lokale.
Sali Ramadani, i njohur edhe si Sali Ramadani i Kërçovës, ndërroi jetë më 27 janar 2018. Fjalimi dhe veprimi i tij mbeten pjesë e kujtesës së historisë politike të shqiptarëve në Maqedoni.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

italia ngre alarmin per luften hibride hakerat proruse publikojne te dhenat private te kryediplomatit tajani 6af0831787daa
Lajmi i mëparshëm

​Italia ngre alarmin për luftën hibride, hakerat prorusë publikojnë të dhënat private të kryediplomatit Tajani

drake terheq vemendjen me shqiponjen dykrenare reperi kanadez vazhdon te perdore simbole shqiptare 6af08370c5ecb
Lajmi i radhës

​Drake tërheq vëmendjen me shqiponjën dykrenare, reperi kanadez vazhdon të përdorë simbole shqiptare

Të fundit nga

ShkoLartë