Toronto Raptors u përballën me New York Knicks të martën në mbrëmje, por Drake vodhi të gjithë vëmendjen.
I pranishëm në vendin e tij të zakonshëm pranë stolit të Raptors, Drake dha 100 mijë dollarë për dy tifozë, Mackenzie dhe djalin e saj Ezekiel.
Sikur të mos mjaftonte kjo, Drake u dhuroi atyre edhe vendet e tij pranë fushës për ndeshjen e radhës të Raptors.
Si nëna ashtu edhe djali dukeshin të tronditur kur dëgjuan se do të merrnin dhuratën e jashtëzakonshme, duke e përqafuar dhe falënderuar reperin kanadez.
“Kjo është e mrekullueshme”, tha Mackenzie, me mirënjohje të thellë.
Burimi: botasot.info


