arrestohet 29 vjecari nga shkupi ne veturen e tij gjenden pese emigrante nga nepali 6afdb1229af0a

Arrestohet 29-vjeçari nga Shkupi, në veturën e tij gjenden pesë emigrantë nga Nepali

November 18, 2026
1 minut lexim

Një 29-vjeçar nga Shkupi është privuar nga liria në Kumanovë, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte policia ka gjetur pesë emigrantë nga Nepali.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, rasti ka ndodhur më 17 nëntor 2026, rreth orës 22:30, në vendin e quajtur “Nyja e NATO-s” në Kumanovë.

Nëpunësit policorë nga Stacioni Policor për Mbikëqyrje Kufitare Sopot, pranë Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare – Veri, kanë ndaluar automjetin e tipit “Volkswagen Golf”, me targa të Shkupit, të cilin e drejtonte A.I. (29). Gjatë kontrollit në veturë janë zbuluar pesë persona nga Nepali, të cilët dyshohet se po transportoheshin në mënyrë të paligjshme.

“Më 17.11.2026, në orën 22:30, në Kumanovë, në vendin e quajtur ‘Nyja e NATO-s’, nëpunës policorë nga Stacioni Policor për Mbikëqyrje Kufitare Sopot, pranë Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare – Veri, e privuan nga liria A.I. (29) nga Shkupi. Gjatë kontrollit në automjetin e udhëtarëve ‘Volkswagen Golf’, me targa të Shkupit, të cilin ai e drejtonte, janë gjetur pesë persona emigrantë nga Nepali”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Nga Ministria bëjnë të ditur se 29-vjeçari është ndaluar në stacion policor për procedura të mëtejshme, ndërsa pesë emigrantët janë dërguar në Qendrën e Pranimit për të Huaj në Shkup.

“Personi është mbajtur në stacion policor, ndërsa emigrantët janë dërguar në Qendrën e Pranimit për të Huaj në Shkup. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzimi përkatës”, njofton MPB-ja.

Autoritetet pritet të ndërmarrin procedurat e mëtejshme pas përfundimit të dokumentimit të rastit.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

drake befason nje nene me djalin e saj iu dhuron 100 mije dollare gjate ndeshjes se raptors 6afd96537fa1b
Lajmi i mëparshëm

Drake befason një nënë me djalin e saj, iu dhuron 100 mijë dollarë gjatë ndeshjes së Raptors

citaku flet pas takimit me shiroka pulen unitet politik e institucional per mbrojtje 6afdb1812c732
Lajmi i radhës

Çitaku flet pas takimit me Shiroka-Pulën: Unitet politik e institucional për mbrojtje

Të fundit nga

ShkoLartë