Reperi Drake është përpjekur të arsyetoj përdorimin e aeroplanit të madh privat për një seri fluturimesh që zgjatën më pak se 20 minuta – duke thënë se aeroplani po zhvendosej në një vend ‘pa pasagjerë në bord’.
Gjatë 6 javëve të fundit, Boeing 767 personal i Drake ka bërë një fluturim shtatë minuta, një fluturim 12 minuta dhe një fluturim 14 minuta, të gjitha mes Torontos dhe Hamiltonit.
Udhëtimi 14-minutësh hargjoi 426 litra karburant dhe shkaktoi katër ton emetim karboni, i cili është i njëjtë me gjurmën totale vjetore të karbonit të një personi mesatar.
“Këta janë vetëm ata që lëvizin aeroplanët në çfarëdo aeroporti ku po ruhen për këdo që ishte i interesuar për logjistikën… askush nuk gjendet në atë fluturim”, shkroi Drake.
Ylli kanadez i muzikës dhe disa personazhe të tjerë të famshëm, duke përfshirë yllin televiziv Kylie Jenner, janë kritikuar kohët e fundit për përdorimin e avionëve të tyre privatë për udhëtime të shkurtra që mund të kryheshin lehtësisht me makinë ose transport publik.
Avionët privatë kontribuojnë në një mënyrë relativisht të vogël, por domethënëse në krizën klimatike, duke emetuar më shumë se 33 milionë ton gazra serë, shkruan Guardian.
Për shkak se transportojnë kaq pak njerëz, ata janë pesë deri në 14 herë më ndotës se avionët komercialë për pasagjer dhe 50 herë më ndotës se trenat.