Dragusha: Zemra më ka rrahur gjithmonë për Vushtrrinë

min lexim

Vushtrria ka synime të qarta për edicionin, të rikthehet në elitën e futbollit të Kosovës.

Vushtrriasit për pak nuk e realizuan, duke pësuar humbje në finale të barazhit me rezultat 3:1 nga Malisheva.

Ata sot e kanë emëruar kryetrajnerin e ri. Është fjala për ish futbollistin e mirënjohur Alban Dragushën.

“Së bashku me stafin teknik do të ndërtojmë një ekip duke u dhënë shumë më shumë rëndësi talentëve të rinj. Zemra më ka rrahur gjithmonë për Vushtrrinë”, tha Dragusha. 

Sipas tij nga Vushtrria gjithmonë kanë dalë talentë dhe se edhe tash ky ekip ka shumë potencial që të nxjerr talentë të tillë. Synimet janë të qarta për kryetrajnerin e ri, krijimi i një ekipi ku përparësi do të kenë lojtarët e rinj. 

Dragusha nuk la pa potencuar edhe faktin se tifozeria “Forca” janë dhe do të mbetën çdo herë lojtari ynë i 12-të dhe se ky tifogrup është më veçanti dhe më i organizuari në gjithë trojet shqiptare.

Dragusha ka ftuar tifozerinë tonë që të jetë gjithmonë në çdo lojë sikurse ka bërë deri më tash në përkrahje të ekipit tonë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Parashikimi për stuhi, shi e erë në Kosovë

Story i radhës

10 arsye pse seksi është i dobishëm për shëndetin tuaj

Të fundit nga