Drita FC ka njoftuar se Alban Dragusha nuk do të jetë më pjesë e klubit.
Klubi gjilanas këtë e bëri të ditur përmes një postimi në faqen zyrtare.
Klubi i Dritës e ka falënderuar Dragushën për kontributin e dhënë si ndihmës trajner.
Alban Dragusha punën e ndihmës trajnerit e kreu për tri sezone radhazi.
“Faleminderit, Alban Dragusha
Ndeshja e finales së Kupës ishte ndeshja e fundit në cilësinë e ndihmës trajnerit të FC DRITA për Alban Dragushën.
Për me shumë se tri vite Albani kreu detyrën e ndihmës trajnerit, duke dhënë kontribut profesional në drejtimin e klubit.
FC DRITA i dëshiron suksese kudo që Dragusha vazhdon karrierën”, njofton Dragusha.