Drafti i Ramës për Asociacionin, Tabaku: U njohëm nga mediat, pse nuk e ka konsultuar me Kosovën

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka deklaruar se u njohën nga mediat me faktin që Shqipëria kishte hartuar një draft rezolutë për asociacionin për komunat në veri të Kosovës.

Dje, në fjalën e mbajtur në Kuvend, Tabaku tha se ky draft duhej të ishte konsultuar me Kosovën.

“Jemi njohur nga media që Kryeministri i Shqipërisë ka prezantuar një draft për asosacionin që kishte kohë që diskutohej ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Unë nuk flas dot për diçka që nuk e kam lexuar, nuk është dokument publik dhe nuk besoj që mund të flasim dhe të supozojmë për diçka që ne nuk e dimë. Por derisa ne të kemi informacion besoj që sot nuk i shërben askujt marrja në patronazh e kësaj çështje.  Shqipëria gjithmonë ka pasur marrëdhënie të veçantë me Kosovën për atë çfarë ne dhe Kosova përfaqësojmë. Kemi tentuar shumë herë për mos ta përdorur, për mos ta shfrytëzuar dhe të mos debatojmë sa për politikën tonë të ditës. Por koordinimi me partnerët dhe mbajtja e interesit kombëtar para syve duhet ta drejtojnë këtë proces. Dhe interes kombëtar bëhet fjalë për Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ndodhen në çdo troje”, deklaroi ajo.

Më tej Tabaku theksoi se ajo ka qenë në kontakt me të gjithë nivelet në Kosovë.

“Nuk e kam zakon që diskutimet që kam ke kolegët, por njëkohësisht dhe me drejtuesit në Kosovë t’i bëj publike. Dhe unë kam qenë në kontakt me të gjithë nivelet në Kosovë. Ata sigurisht nuk kanë dijeni dhe nuk kanë pasur dijeni për këtë draft, por në fakt do të kishte qenë e udhës që ato të kishin qenë pjesë e këtij procesi.  Trajtimi i tyre si palë tjetër nuk i shërben askujt. Është e nevojshme t’i rikthehemi dialogut, t’i rikthehemi asaj që është marrë dhe fituar me shumë mundim, t’i rikthehemi marrëveshjes së Ohrit dhe sot t’i dënojmë jo si palë, por t’i dënojmë ato që po ndodhin në territorin e Kosovës, duke filluar që nga marrja peng e 3 policëve në territorin e Kosovës deri tek përshkallëzimi i asaj çfarë po ndodh në Mitrovicë, Leposaviq dhe në të gjitha bashkitë e tjera në veri ku sot nuk mund të quhet një situatë normale”, nënvizoi Tabaku.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Me këtë formacion pritet të luajë Kosova sonte ndaj Rumanisë

Story i radhës

Donna Dafi e publikon këngën e re “Bajat”

Të fundit nga