Drafti i propozuar nga Rama për Asocicacionin, Kurti: T’ia propozojë Vuçiçit në takim për “Open Balkan”

June 13, 2023
min lexim

Më 8 qershor, në një konferencë urgjente për mediet, kryeministri i vendit Edi Ram deklaroi se i ka dorëzuar Parisit dhe Berlinit një draft për Asociacionin në Kosovë, nisur nga situata e tensionuar në veri të vendit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për mediet ditën e sotme deklaroi se pa intensifikimin e dialogut nuk mund të zbatohen marrëveshje. Sipas tij, kur Kosova bën një hap edhe Serbia duhet të bëjë një hap në zbatimin e marrëveshjes bazike.

Ai ka theksuar se në radhë të parë Kushtetuta e Shqipërisë kërkon mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve jashtë kufijve, ndaj dhe Rama këtë propozim si fillim duhet ta bëjë për Preshevën, Bujanovcin dhe Medvegjën.

Kurti: Nuk kam dyshim që kryeministri i Shqipërisë beson që propozimi i tij është i mirë dhe duke qenë kështu atëherë krejt çka unë propozoj është që kryeministri Edi Rama, këtë draft ia prezantojë presidentit të Serbisë në takimin e radhës të Ballkanit të Hapur. Padyshim që kryeministri Ram beson që ky është një model i duhur, një model i mirë, do duhej që këtë t’ia bënte presidentit të Serbisë për shqiptarët në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc. Propozimi im është që duke besuar në atë që beson Rama, që modeli i tij është i mirë dhe i duhur, në vend që të propozohet në Paris dhe në Berlin, t’ia propozojë Beogradit për shqiptarët.

Kurti shtoi se nuk e ka lexuar ende draftin e propozuar nga Rama.

Kurti: Unë i besoj Ramës se beson që ai model është i mirë për pakicat kombëtare. Por edhe duke u bazuar në Kushtetutën e Shqipërisë, unë vetëm po tregoj ku është adresa dhe cila duhet të jetë kërkesa për këtë model. Pra adresa Beogradi, kërkesa për shqiptarët e Preshevës, Bujanovcid dhe Medvegjës.  Unë nuk e kam lexuar atë draft Statut. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me Ramën për shkak se nesër kemi edhe mbledhjen e përbashkët.

Më tej Kurti tha se i ka kërkuar Brukselit që ta mbajnë sa më parë një takim të nivelit të lartë.

Kurti: Unë kam kërkuar të takohemi që këtë javë, që të takohemi me Borrel që është ndërmjetësues është numri 2 i BE, pas Von der Leyen. Është ministri i jashtëm i BE, ai është adresa ku zhvillohen këto bisedime, dhe kemi nevojë për një takim të nivelit të lartë sa më parë, si mund të them sa më parë se brenda kësaj jave

/Albeu.com. 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Flokë të Mbledhur apo të Lëshuar? – Si Duhet të Flini për të Shmangur Dëmtimin e Tyre

Story i radhës

Aliu: Lulzim Hetemin e falënderoj nga zemra për qëndresën e tij shembullore

Të fundit nga

ShkoLartë