Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) paralajmëroi se nesër kah fundi i ditës dhe gjatë natës të hënën do të jetë jostabile me reshje lokale të rrëmbyeshëm, vetëtimë dhe erë të fortë.
Sidomos në zonat lindore dhe juglindore proceset do të jenë më intensive dhe në formë stuhie afatshkurtër me reshje të rrëmbyeshme, vetëtima të shpeshta dhe erë të përforcuar.
“Edhe në pjesë të luginës së Shkupit nesër kah fundi i ditës dhe në mbrëmje do të ketë kushte për paraqitje të jostabilitetit me paraqitje të shiut të rrëmbyeshëm të përcjellë me vetëtima, informoi DPHM.
Në rast shkarkimesh elektrike, rekomandohet të tregoheni më të kujdesshëm dhe të mos qëndroni në ambiente të hapura dhe nën pemë të vetmuara.