dphm deri te enjten do te mbaje mot jostabil me shi dhe ere te forte 67e973007ba89

DPHM: Deri të enjten do të mbajë mot jostabil, me shi dhe erë të fortë

March 30, 2025
1 minut lexim

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme shiu, njoftoi DPHM.

Pasdite moti do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të dendura shiu, bubullima dhe erë të fortë.

Lokalisht do të ketë stuhi afatshkurtër me reshje të rrëmbyeshme më të bollshme, ku në një kohë të shkurtër do të bien mbi 15 litra për metër katror.

Temperaturat më të ftohta do të jenë në Berovë dhe Mavrovë me temperaturë 2 gradë Celsius, ndërsa më e ngrohta në Gjevgjeli deri në 19 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot i ndryshueshëm i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu. Pasditja do të jetë e paqëndrueshme në pjesë të luginës me reshje të rrëmbyeshme shiu, shtrëngata dhe erë të fortë.

Nga e hëna vazhdon periudha e motit të ndryshueshëm me vranësira dhe jostabile me reshje të kohëpaskohshme shiu, sidomos pasdite, e mot i ngjajshëm do të mbajë deri të enjten.

Lokalisht do të ketë kushte për shfaqjen e stuhive afatshkurtra me reshje të rrëmbyeshme më të bollshme, shtrëngata dhe erëra të forta.

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

publikohen per here te pare fotot e marilyn monroe shtatzene 67e96ecac7e52
Story i mëparshëm

Publikohen për herë të parë fotot e Marilyn Monroe shtatzënë

ankete e detektorit mbeshtetje e qendrueshme per anetaresimin ne be pesimizem per anetaresim 67e973072bc5d
Story i radhës

Anketë e detektorit: Mbështetje e qëndrueshme për anëtarësimin në BE, pesimizëm për anëtarësim

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë