“Dosjen e Fatos Nanos nuk e bëra unë, por…”- Sali Berisha tregon: Ja pse ai nuk u fut në burg në vitin 2005

min lexim

Ish-kryeministri Sali Berisha foli në emisionin “Open” në News24, për dosjen e Fatos Nanos, duke theksuar prerë se nuk e ka bërë ai dosjen dhe as nuk ka shtuar asnjë fakt në të.

I pyetur nga gazetari Mentor Kikia se pse nuk e futi Nanon në burg, më 2005-ën kur mori pushtetin, Berisha u shpreh se Fatos Nano kishte bërë njëherë burg.

“Fatos Nano u burgos njëherë. Në mënyrë absolute, qeveria e Berishës nuk ka shtuar një fakt, një provë, një dokument të vetëm, në dosjen e Fatos Nanos. Dosjen e ka bërë Shano Korbeci me qeverinë socialiste. Shko po të duash, se ti e merr e ke aty, po gjete një të dhënë. Dosja ishte gati, nuk u bë nga ne”, tha nder te tjera Berisha.

Pjesë nga diskutimet:

Kikia: Do doja të rikthehesha pak në kohë, kur ishte kryeministër Nano dhe ju ishit në opozitë, i kemi ende të freskëta akuzat për ansamblin babëzia, mamuthin e korrupsionit, ish-ministrin e Financave, dhe në 2015 kur ju erdhët në pushtet, stafi i Nanos kishte marrë vizat dhe iku i gjithi në arrati, sepse i kishte kapur një panik që këtu do të ndodhë një katrahurë me drejtësi të madhe, por asnjë njeri nuk u vu para përgjegjësisë. Ju ishit në qeveri dhe Rama në opozitë, nuk u la akuzë pa u bërë nga opozita ndaj jush. Erdhën socialistët, askush nga ju nuk u vu para përgjegjësisë. Tani janë socialistët në pushtet dhe ju në opozitë, e njëjta histori. Tani në pankartën tuaj duket sikur mungon diçka “Rama ik se boll vodhe, se erdhi radha jonë tani”.

Berisha: Atë e shton ti.

Kikia: Unë ndjek logjikën, sepse asnjë qeveri kur ka ardhur në pushtet nuk është marrë me korrupsionin e paraardhësve, por thjesht ka vijuar të njëjtën gjë që ka gjetur të shtruar.

Berisha: A ka mundësi ta faktoj? E the për Fatos Nanon, është shumë e vërtetë, ke shumë të drejtë, ai ka qenë një vendim politik. Pse ka qenë politik? Fatos Nano u burgos njëherë. Në mënyrë absolute, qeveria e Berishës nuk ka shtuar një fakt, një provë, një dokument të vetëm, në dosjen e Fatos Nanos. Dosjen e ka bërë Shano Korbeci me qeverinë socialiste. Shko po të duash, se ti e merr e ke aty, po gjete një të dhënë. Dosja ishte gati, nuk u bë nga ne. Por, Fatos Nanos i njoha një meritë tjetër, që pranoi të bëjë rotacionin. Më tha dikush, por nuk e lashë për atë, më tha se cfarë qëndrimi do të mbaja unë, dhe thashë që i vlerësoj atij këtë moment dhe nuk kam për t’u marrë se njëherë ishte në burg ai dhe nuk kisha të bëhesha… Absolutisht, edhe mbrapa diellit po të shkoj, Edi Rama do të mbajë llogari.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ndeshjet më interesante që do të zhvillohen në fazën para-sezonale

Story i radhës

​Ngjarjet e datës 12 korrik

Të fundit nga