dosja e prokurorise i dyshuari per spiunazh dergonte informacione te bia s per pjesemarresit ne siri 681c9808e54be

Dosja e Prokurorisë: I dyshuari për spiunazh dërgonte informacione të BIA-s për pjesëmarrësit në Siri

May 8, 2025
1 minut lexim

Gjykata Themelore në Prishtinë të mërkurën më 7 prill ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj Hysri Selimit, i dyshuar për spiunazh.

Sipas dosjes së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë të siguruar nga “Betimi për Drejtësi“, Hysri Selimi dyshohet se nga data e pacaktuar e deri në arrestimin e tij më 6 maj 2025,  si i rekrutuar nga Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Serbisë (që njihet si BIA), ka ndihmuar punën e këtij shërbimi në formën e mbledhjes dhe dërgimit të informatave që kanë të bëjnë me personat e radikalizuar dhe numrin e pjesëmarrjes së tyre në luftën në Siri, si dhe për zyrtarë të lartë të partive politike, dhe informacione rreth institucioneve të sigurisë në Kosovë.

Si shpërblim për këtë shërbim, Prokuroria thotë se zyrtarët e BIA-s në takimet në Serbi, e kanë paguar Selimin deri në 700 euro, si dhe i kanë dhënë telefona të mençur për të komunikuar me zyrtarët e BIA-s.

Përmes këtyre veprime, sipas Prokurorisë, Selimi ka rrezikuar dhe dëmtuar rëndë rendin juridik kushtetues dhe sigurinë e Republikës së Kosovës.

Prandaj, për këto veprime, Hysri Selimi dyshohet për veprën penale “Spiunazhi” nga neni 124, paragrafi 3 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

rama batuta nga vlora solla edhe certifikaten e regjistrimit se me thone eshte photoshop 681c8ea624424
Story i mëparshëm

Rama batuta nga Vlora: Solla edhe certifikatën e regjistrimit se më thonë është Photoshop

nuk ka paqe per ronaldon ne arabi 681c9bc59b0bf
Story i radhës

Nuk ka paqe për Ronaldon në Arabi

Të fundit nga

Moti sot i vranët dhe intervale me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës për sot ka parashikuar mot të vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8gradë Celsius. Ndërsa, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet

Theo Hernandez drejt Juventusit

Milani do të dëgjojë oferta për Theo Hernandez këtë verë, dhe duket se francezi madje mund të qëndrojë në Serie A.  Në 14 ditët e fundit, situata e Theos është përkeqësuar shumë
ShkoLartë