Dortmundi gjen pasuesin e Bellingham

June 23, 2023
1 minut lexim

Borussia Dortmund është hedhur në sulm për të gjetur zëvendësuesin e Jude Bellingham.

Anglezi pas përfundimit të sezonit, zgjodhi të transferohej te Real Madrid.

Me arkat e klubit gjerman që u mbushën me 113 milionë paund.

19-vjeçari firmosi një kontratë gjashtëvjecare dhe është vendosur menjëherë në urdhrat e trajnerit Carlo Ancelotti. Dortmundi fillimisht e bleu mesfushorin në vitit 2020 nga Birmingham City. Për 25 milionë paund, dhe pas tri sezonesh fitoi rreth 88 milionë nga shitja e anglezit.

Verdhezinjtë gjenden në një situatë të vështirë, për të gjetur një zëvendësues të përshtatshëm për Bellingham. Megjithatë, mediet gjermane dhe britanike bëjnë të ditur se nënkampionët e Gjermanisë kanë piketuar mesfushorin e Chelseat: Conor Gallagher.

Si objektivin kryesor në merkaton e verës dhe pasuesin e bashkëpatriotit të tij. 23-vjecari është pjesë e “Bluve të Londrës” prej verës së vitit të kaluar.

Në Premier League numëron 35 paraqitje dhe tre gola, por në pjesën më të madhe e ka nisur nga stoli. Dortmundi do të ishte një mundësi e mirë për anglezin, pasi do ta kishte të sigurt vendin e titullarit.

Interes për të kanë shprehur edhe Tottenham, Newcastle dhe Liverpool.

Por, Chelsea është i gatshëm për ta lënë të lirë vetëm për shumën 50 milionë paund, me Dortmundin dukshëm të favorizuar.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Shpërthimi i fortë që tronditi Parisin, ekipet e shpëtimit kërkojnë nën rrënojat e ndërtesave

Story i radhës

Ndërron jetë në dyqanin e saj gruaja në Tiranë, policia sqaron detajet

Të fundit nga

ShkoLartë