Dortmundi ka shënuar fitore me rezultat 3:0 ndaj skuadrës daneze, Copenhagen, në takimin e parë të Grupit G të Champions League.
Verdhezinjtë janë në grup të vështirë, me kampionin e Anglisë, Manchester Cityn, pastaj Sevilla e Spanjës dhe Copenhagen e Danimarkës.
Gjithçka ishte e qartë në 45 minutat e parë, kur skuadra gjermane shënoi dy herë përmes futbollistëve Reus (35′) dhe Guerreiro (42′).
Në pjesën e dytë Bellingham (83’) vulosi gjithçka sa i takon epilogut.
Dortmundi starton me fitore para shikuesve të vet në edicionin e ri të ligës me prestigjioze në Kontinentin e Vjetër.