Dortmund e afron kapitenin e Stuttgart si zëvendësues të Hummels

1 minut lexim

Borussia Dortmund ka njoftuar transferimin e mbrojtësit Waldemar Anton nga VfB Stuttgart.

Ish-kapiteni i Stuttgartit ka nënshkruar një marrëveshje që do ta mbajë atë në “Signal Iduna Park” deri në vitin 2028, një transferim që media gjermane raporton se kap vlerën e 22.5 milionë eurove.

Anton, i lindur në Uzbekistan, ka bërë debutimin e tij për Kombëtaren gjermane në mars dhe është paraqitur dy herë për vendin e tij në Euro 2024. Ai është përzgjedhur nga Dortmund për të mbushur boshllëkun e krijuar nga largimi i veteranit Mats Hummels.

Anton është nënshkrimi i parë për trajnerin e ri, Nuri Sahin, i cili ka marrë drejtimin e ekipit kohët e fundit dhe është në kërkim të forcimit të skuadrës për sezonin e ardhshëm.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

BIK-u thirrje Komunës së Prishtinës të ruajë monumentet historike-fetare

Story i radhës

Bianca Censori dhe jeta e saj misterioze: nga sekreti mbi moshën e saj te lidhjet me mafian dhe drogën

Të fundit nga