Dortmund do Sabitzer, Bayern nuk pranon!
Kalimet mes “gjigandëve” të Gjermanisë, Bayern Munich e Borussia Dortmund kanë qenë të shpeshta përgjatë historisë së këtyre dy klubeve dhe e njëjta gjë mund të ndodhë dhe në rastin e “fantazistit” austriak, Marcel Sabitzer.
Sipas raportimeve më të fundit nga prestigjiozja gjermane, “BILD”, “verdhezinjtë” e Dortmund janë të interesuar për të nënshkruar me 29-vjeçarin e nga ana tjetër “bavarezët” janë të gatshëm ta shesin austriakun për shifrën e 15-20 milionë eurovë.
Mirëpo, futbollisti nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij dhe nëse ai shpreh dëshirën për t’iu bashkuar “verdhezinjtë”, drejtori sportiv i klubit Sebastian Kehl do të fillojë punën për transferimin e Sabitzer dhe pritet që gjithçka të zgjidhet para të hënës, kur Dortmund do të niset drejt SHBA-ve për turin e miqësoreve..