Bordi i Borussia Dortmundit beson që sulmuesi Erling Haaland do t’i bashkohet Manchester Cityt në verën e ardhshme, kështu raporton se paku kryeredaktori i “Bild”, Christian Falk.
Gara për shërbimet e Haaland ka qenë e madhe në muajin e fundit, me Real Madridin, Barcelonën dhe Mancehster Cityn që provonin të siguronin shërbimet e norvegjezit.
Barcelona ka qenë më prapa në garë për Haaland shkaku i ofertës financiare, që ka qenë shumë larg asaj të Realit dhe Cityt.
Mirëpo, Falk thotë se bordi i Dortmundit është i bindur që Haaland në verë e ardhshme do jetë futbollist i “Qytetarëve”.
Man City është raportuar që i ka ofruar plotë 500 mijë funte në javë për Haalandin, ndërsa javët e ardhshme do të jenë vendimtare.