Futbollisti i Shkendijës së Tetovës, Lupçe Doriev, mund të shkojë në Arabinë Saudite në afatin kalimtar të janarit.
Doriev ishte një nga futbollistët më të mirë të Shkendijës në Kupat e Evropës këtë verë, ku skuadra e Tetovës arriti deri në raundin e tretë kualifikues në Conference League dhe më pas u shfaq me paraqitje në kombëtaren e Maqedonisë në xhiron e fundit në Ligën e Kombeve, si dhe përmes ndeshjeve të kampionatit maqedonas.
Për Doriev ka interesim edhe nga klubet evropiane, përfshirë edhe nga Hungaria dhe Austria.
Në të njëjtën kohë, Shkendija tashmë po përgatitet të sjellë një zëvendësues për Doriev.
Bëhet fjalë për sulmuesin e Rabotniçkit, Metodi Maksimov, i cili është pranë një transferimi te “kuqezinjtë” e Tetovës.
Duket se pavarësisht nëse e shet apo jo Dorievin, Maksimov do të jetë pjesë e Shkëndijëss në janar.